BotaLajme

Përmbyset autobusi i shkollës në SHBA, 12 të plagosur

Dhjetë fëmijë dhe dy të rritur u plagosën kur një autobus shkolle u përmbys të mërkurën në një rrugë në Hjuston, qyteti më i populluar në Teksas, SHBA.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Hjustonit, dhjetë nxënës dhe dy të rritur, drejtuesi i autobusit të shkollës, si dhe drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident ​​u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Aksidenti ka ndodhur kur një makinë është përplasur kokë më kokë me një autobus shkolle.

Autobusi i shkollës është përmbysur nga përplasja.

Show More

Related Articles

Back to top button