GostivarLajme

Përvjetori i katërt i tragjedisë në Llaskarcë / Gostivari me park përkujtimor për viktimat

Katër vite nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetën 16 persona nga Gostivari. Me këtë rast, Komuna e Gostivarit ka promovuar parkun Përkujtimor në sheshin e qytetit, ku janë vendosur pllaka të veçanta me emrat e 16 viktimave. Në mënyrë tradicionale u ndozën edhe 16 drita në nderim të viktimave.

Familjarët e viktimave dhe autoritetet lokale, vendosën buqeta me lule, ndërsa Jasin Demiri nga Komuna e Gostivarir, dërgoi mesazhi që tragjedi të këtilla të mos na përsëriten më dhe institucionet kompetente, tha ai, është koha të sjellin vendim mbi faktin se si ndodhi kjo tragjedi.

Ndryshe, në parkun e vogël të qytetit të Gostivarit ku është ngritur parku përkujtimor, para dy muajsh u mbollën 16 drunjë në shenjë përkujtimi për 16 viktimat nga aksidenti tragjik në Llaskarcë. Iniciativa ishte e familjarëve të viktimave, ndërsa është realizuar nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Parkingjet publike dhe Gjelbërimi”.

Tragjedia e Llaskarcës ndodhi në vitin 2019-të kur autobusi u rrokullis në dalje nga Shkupit, menjëherë sapo kaloi pikën pagesore, ndërsa në të kishte 51 pasagjerë, ku disa prej tyre përfunduan me lëndime të rënda trupore, ndërsa 16 nuk arritën t’i mbijetonin tragjedisë.

Show More

Related Articles

Back to top button