LajmeMaqedoni

Pesë skuadra shqiptare synojnë rezultate pozitive në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Njihen gjyqtarët e javës së tretë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Në ndeshjen në Ohër takohen skuadra shqiptare Voska Sport dhe ajo maqedonase Vardari, skuadra të cilat në dy vitet e fundit kanë zhvilluar betejat e futbollit në ligën e dytë. 

Gjyqtar kryesor është Stojançe Trpçevski nga Kavadari. 

Pesë skuadra shqiptare synojnë rezultate pozitive, si Shkëndija, Shkupi, Struga Trim Lum, Voska Sport dhe Gostivari. 

Java e tretë, e diel (17.00)

Voska – Vardari, Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Tikveshi – Shkëndija, Dimitar Pileshkov (Shtip)
Bregallnica – Gostivari, Furkan Idrizi (Tetovë)
Rabotniçki – Makedonia GP, Igor Stojçevski (Shkup)
Shkupi – Sileksi, Jovan Kaçevski (Strugë)

E hënë 

Struga TL – Brera Strumica, Krumislav Gjorgjiev (Shtip)

Show More

Related Articles

Back to top button