LajmeMaqedoni

Pesticid i rrezikshëm gjendet në specat e eksportuara nga Maqedonia në Kroaci

Një pesticid helmues dhe i ndaluar është zbuluar në një sasi të specave të eksportuara nga Maqedonia e Veriut në Kroaci, ka publikuar Sistemi Europian për alarmim të shpejtë në ushqim, përcjell “N1“.

“Në specat nga Maqedonia e Veriut janë zbuluar mbetje të pesticidit formetanat. Rreziku është serioz” thuhet në njoftimin e Sistemit Europian për alarmim të shpejtë në ushqim.

Ky lloj i pesticidit është insekticid efikas i cili shfrytëzohet në prodhimin e pemëve dhe perimeve. Shumë vende ende e përdorin, por në BE është ndaluar për shkak të dyshimit se mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve.

Show More

Related Articles

Back to top button