LajmeRajon

Petkov i’a numëron Varhejit tre kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, nuk ka BE pa përmbushjen e tyre

Shkup, 9 qershor – Kryeministri bullgar Kirill Petkov, sot pas takimit me euro komisionerin Oliver Varheji, ka potencuar se kërkesat e Bullgarisë për heqjen e vetos janë vetëm tre, pa realizimin e tyre, asgjë nuk mund të arrihet, informon Zhurnal.

Siç ka potencuar Petkov, tre kërkesat janë përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, respektimi i qëndrimit kornizë që e miratoi parlamenti bullgar, si dhe të zbatohet marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Ai ka mohuar se këreksat e Bullgarisë janë të paqarta dhe se janë të papranueshme.

Varheji nga ana tjetër është pëgjigjur se ekziston për BE-në është frustrim çështja që ende po meremi me kontest, sepse askush nuk mund të vazhdojë me procesin inkuadrues.

“Ende e pres mbështetjen nga Bullgaria dhe punojmë në atë që këto bisedime që i udhëheqë këtu në Sofje, dhe më pas në Shkup, përfundimisht të qartësojnë dhe përforcojnë perspektivën evropiane për RMV-në. Do të donim të shohim marrëveshja të arrihet në qershor, për këtë po takohem me kryeministrin dhe shefin e diplomacisë, e më pas edhe me presidentin”, shtoi Varheji./Zhurnal.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button