LajmeMaqedoni

Petrovska dhe Ludva nënshkruan marrëveshje për riparimin e helikopterëve

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dhe ambasadori i Republikës Çeke në RMV, Jurosllav Ludva, kanë nënshkruar marrëveshje për riparimin e helikopterëve mes dy qeverive.

Marrëveshja është sipas principit Qeveri me Qeveri në korniza të planit për modernizimin dhe pajisjen e kapaciteteve të Armatës, ndërsa parasheh edhe riparimin e dy helikopterëve Mi-8MT në periudhë prej 13 muajve.

Marrëveshja për riparimin e helikopterëve paraqet marrëveshje Qeveri me Qeveri (G2G) dhe do ta përforcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin bilateral dhe mbrojtës me Republikën Çeke. Me riparimin e paraparë të helikopterëve do të rritet edhe gatsihmëria luftarake e Armatës, derisa njëkohësisht do të avansohet dhe interoperabiliteti i VING-ut ajror me aleatët.

Show More

Related Articles

Back to top button