LajmeMaqedoni

Petrovska: Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e shoqëruar nga kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot në Kërçovë i vizituan pjesëtarët e Batalionit të IV-të të Këmbësorisë të Brigadës I dhe Njësisë për mbështetje logjistike, të vendosura në kazermën “Çede Filipovski – Dame”.

Petrovska u informua për aktivitetet e pjesëtarëve të armatës në këtë kazermë, si dhe për realizimin me sukses të stërvitjes në terren që u mbajt në qershor, qëllimi i së cilës është përgatitja e pjesëtarëve të armatës për pjesëmarrje në grupin luftarak të Bashkimi Evropian, HELBROC 23/1.

“Pjesëtarët e Batalionit të IV-të të Këmbësorisë muajin e kaluar me sukses edhe stërvitje “Talos-2” në Greqi, ku treguan se janë të përgatitur në mënyrë operative sipas standardeve për pjesëmarrje në stërvitjen Immediate Response 23 në Krivollak, si dhe në misionin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, të cilat do të mbahet në vitin 2023”, bënë të ditur sot MM-ja.

Petrovska theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar për përparimin e kushteve dhe standardeve për punë të pjesëtarëve të armatës, fakt, siç nënvizoi , që mund të shihet edhe përmes ndryshimeve të fundit të Ligjit për Shërbimin në Ushtri, me të cilat parashihen një numër i madh të dobive për pjesëtarët e Armatës.

Ministrja Petrovska uroi pjesëtarët për kontributin e tyre në misionet paqeruajtëse ISAF, “Mbështetje e Shkëlqyer”, ALTEA, UNIFIL dhe KFOR, për kontributin e vazhdueshëm në sigurinë dhe stabilitetin global dhe rajonal.

Për momentin, thuhet në kumtesë, pjesëtarët e këtij batalioni së bashku me pjesëtarët e batalionit të artilerisë realizojnë stërvitje përgatitore për rotacionin e radhës në misionin e KFOR-it.

Gjatë vizitës ministrja Petrovska dhe kryeshefi i Shtamadhprisë, Gjurçinovski ishin të shoqëruar nga komandantët e Komandës Operative dhe të Brigadës I të Këmbësorisë, gjeneralët Besnik Emini dhe Sashko Lafçiski.

Show More

Related Articles

Back to top button