LajmeMaqedoni

Petrovska: Po përgatitet një ligj i posaçëm që shteti të funksionojë gjatë krizave

Ministria e Mbrojtjes me siguri do të bëhet drejtuese e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, si dhe Sistemit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Është duke u përgatitur Ligj për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, përmes të cilit pritet të forcohet më tej siguria e sistemeve kibernetike të institucioneve, si dhe objekteve jetike në shtet.

“Në rajon janë evidentuar një numër në rritje i sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore, organizatave, sistemeve të ujësjellësit, rrjetit energjetik, transportit dhe një numër i madh i shërbimeve online të përdorura nga qytetarët dhe biznesmenët dhe bankat qendrore. Janë këto sulme kibernetike dhe aktivitete hibride që synojnë dobësimin e rezistencës së shteteve”, deklaroi Slavjanka Petrovska – Ministre e Mbrojtjes.

Krijuesit e kësaj zgjidhje ligjore thonë se alarmi është ndezur pas sulmeve terroriste në Evropë në Paris, dhe Bruksel disa vite më parë, por aktualisht edhe agresionit rus në Ukrainë. Ne po punojmë për zhvillimin e një sistemi që në rast lufte apo fatkeqësie natyrore do të sigurojë funksionimin e shtetit. Pra, në rast të ndonjë kërcënimi ndaj shtetit, tani po krijohet një listë prioritare kush duhet të informohet i pari dhe në këtë rast do të ishte sektori energjetik.

“Do të mundësojë që në fushën e parandalimit, paralajmërimi i hershëm të merret vetë bartësit e sistemit energjetik, të transportit dhe në rast të një kërcënimi të mundshëm, siç kemi çdo ditë, që alarmi të jetë fillimisht brenda, në rrethin e tyre, dhe më pas nëse është e nevojshme, edhe te qytetarët”, u shpreh Marjan Gjurovski – profesor universitar.

Me ligjin e ri, i cili aktualisht është në debat publik, pritet ngritja e një institucioni të ri nën Ministrinë e Mbrojtjes, i cili do të ngarkohet me mirëmbajtjen e sistemit për të ashtuquajturën infrastrukturë kritike./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button