GostivarLajme

Piktori Fehmi Hoxha sjellë “Kosmosi”- n në Gostivar

Një nga emrat më të dashur të pikturës mes profesionistësh, Fehmi Hoxha – Feho, hapi të premten mbrëma ekspozitën e tij personale në Gostivar. Muret në hapësirat e galerisë “Kult” ishin mbushur me pikturat e tij, që të gjitha të punuara me një stil ndryshe nga e kaluara e piktorit nga Rahoveci i Kosovës. Në to spikatet kosmosi siç titullohet kjo ekspozitë e punuar në një stil krejt të veçantë. Teknika e punës që përdor piktori Hoxha në këtë ekspozitë, sipas kolegut të tij Refki Gollopeni, bën dallimin e këtij piktori nga të tjerët, përpos vlerave tjera të shpërfaqjes së ideve në pikturë. Këto vepra të Fehos, thotë ai, besoj se do ta kenë vendin e vetë në artin bashkëkohorë të Kosovës dhe më gjerë.

“Ekspozita e fundit e Fehos është pak më ndryshe nga paraqitja kompozicionale, nga koloriti, nga ajo që ne e quajmë një hap më tutje e krijimtarisë së tij dhe shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të na befasojë me punë të reja dhe këto punë të reja siç e thash edhe më herët karakteristikë kanë ngjyrat e veçantë që përdorë Feho dhe mendoj se forma e re kompozicionale ngjason me ato shpërthimet e ‘bing beng’ me krijimin e jetës, planeteve të ndryshe, kështu që arritëm bashkarisht ta titullojmë ‘Kosmosi’. Dihet në aspektin filozofik kosmosi është hapësirë e pafund ku pjesë përbërëse janë materia, aniti-materia, format fizike, meta-fizike të cilat në këtë rast edhe e përbëjnë veprën e Fehos që të ngjasojë në ato kategori estetike të cilat e bëjnë më të pasur veprën e tij”, deklaroi Refki Gollopeni, piktor.

Vet autori potencon se ai gjithmonë ndjehet mirë kur ekspozon në Gostivar pasi ka shumë gjëra që e lidhin me këtë qytet, miq, çmime dhe kolegët e tij.

“Kjo është hera e dytë me ekspozitë personale në Gostivar. Herën e parë e kam pasur në Galerinë e Pallatit për Kulturë dhe e dyta sivjet këtu. Më vjen mirë që jam këtu pasi në Gostivar jam edhe fitues i çmimit “28 Nëntori” në 2014-tën. Sa herë vijë këtu ndjehem mirë pasi kam kolegë, piktorë shumë të mirë, shumë artistë të mirë të cilët japin shpirtë, frymë dhe kurdo që kthehem në Kosovë, frymëzohem të vazhdojë me krijimtarinë time. Kësaj here është pak më ndryshe, një koncept krejtësisht ndryshe, kosmosi, udhëtimi virtuar, marrja e imazheve virtuale që jam munduar t’i sjellë këtu para publikut, diçka pak më e re që kam punuar”, deklaron piktori Fehmi Hoxha – Feho.

Vlora Demiri nga Galeria “Kult” tha se do vazhdojnë ta mbështesin artin dhe t’i sjellin qytetit diçka të re siç është edhe ekspozita “Kosmosi” e piktorit nga Kosova.

“Nuk dua që të mbarojë ky vite për shkak se ka qenë një vit i frytshëm për Galerinë ‘Kult’, kemi pasur emra të njohur të botës së artit si të vendit ashtu edhe më gjerë. E përfunduam ndoshta me këtë ekspozitë për vetë faktin që ndoshta mund të shihni nga titulli i ekspozitës, pra ‘Kosmosin’ e cila është një kërkim. Artisti kërkon por edhe ne, unë e shoh brenda vetes sesa ai termi hapësiror. Galeria ‘Kult’ ka disa vite që vepron në Gostivar dhe ne jemi këtu për të gjithë ata që e duan artin, e mbështesin artin dhe mbi të gjitha për të gjithë ata që dëshirojnë të njoftohen me diçka të re në qytetin tonë”, deklaroi Vlora Demiri nga Galeria “Kult” në Gostivar.

Kjo është ekspozita e parë e vitit 2022 e Fehmi Hoxhës, si dhe e 35-ta në karrierën mbi 40 vjeçare të tij.

Show More

Related Articles

Back to top button