LajmeRajon

Plagoset me armë shërbimi në banesën e shokut, 16-vjeçari përfundon në spital

Një 16-vjeçar në Gjirokastër është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë. Mësohet se adoleshenti ndodhej në banesën e shokut të tij në momentin e ngjarjes, ndërsa është plagosur me armën e shërbimit të babit të shokut.

Ai është paraqitur në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë me armën e së cilit u plagosur 16-vjeçari është pezulluar nga detyra.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Show More

Related Articles

Back to top button