LajmeMaqedoni

“Po bëhen për të kthyer Gruevskin”, opozita shqiptare kundër ndryshimeve ligjore në Kodin Penal

Opozita shqiptare nuk i pajtohet me propozim ndryshimet e Kodit Penal ku parashihen ulje të dënimit për zyrtarët në rast se kryejnë vepër “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas tyre, kjo gjë po bëhet me qëllim kthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni. Dyshimet e opozitës janë se pikërisht Gruevski e ka të hapur lëndën “Titanik” e ku mund të dënohet me dhjetë vite burg, ndërsa me ndryshimet e reja ligjore, ai mund të shpëtojë vetëm deri me tre vjet burg. Gruevski është i dënuar edhe në shumë lëndë tjera, që sipas asaj që thotë Zendeli, të gjitha ato dënime bien në ujë ndërsa për të njejtat, ai mund të kërkojë rigjykim me ligjin e ri.

“Arsyeja themelore se pse po bëhen këto ndryshime në kodin penal është që sa më shpejtë në Shkup të rikthehet pa ferrë në këmbë, Nikolla Gruevski. Opinioni ka të drejtë të dijë, nëse kryeministri Kovaçevski dhe ministri i drejtësisë Lloga, e kanë detyrim ta spjegojnë se nëse kalon ky propozim ndryshim i Kodit Penal, pas kësaj lirisht mund t’ia presin Nikolla Gruevskit edhe një biletë njëkahëshe Budapest-Shkup dhe të dalin ta presin me të gjitha nderimet shtetërore”, tha Fadil Zendeli, deputet i L.Besa.

Përndryshe, ndryshimet e tilla ligjore i kishte kërkuar pikërisht VMRO-DPMNE-ja në vitin 2018. sNë vitin pasues më 2019, siç raporton “Portalb”, avokati i Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevskit, parashtroi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e paragrafit 5 të nenit 353 të Kodit Penal, i cili i refereohet veprave penale gjatë prokurimit publik, ose dëmtimit të buxhetit të shtetit. E pikërisht ky paragraf fshihet tani me propozim të Qeverisë.

Këto ndryshime ligjore, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i sheh nga perspektivë tjetër.

“Qeveria e BDI-LSDM ose LSDM-BDI po përgatitet për opozitë. Pse përgatitet, sepse me keqpërdorimin e flamurit evropian i sjellë ndryshimet në Kodin Penal. Mesazhi im i dytë deri tek ata është se edhe me flamur të artë po ta sjellin këtë ligj, ka mundësi që menjëherë sapo të bie kjo qeveri kriminale, të gjitha ata që kanë kryer krim e për të cilët ka dëshmi do të përgjigjen. Unë ju premtoj se do të përgjigjen”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Propozimet ndryshimet janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian, pra për të diskutohet në Komisionin për çështje europiane, që nënkupton se debati është vetëm 2 ditë.

Show More

Related Articles

Back to top button