LajmeSport

“Po jetoj një ëndërr”, Ramos: Ronaldo më këshillon!

Gonçalo Ramos, autori i tre golave, nga gjashtë të realizuara nga Portugalia, që eliminoi Zvicrën dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Botës, Katar 2022, pasi i zuri vendin në formacion Ronaldos, theksoi se CR7 gjithmonë përpiqet t’i ndihmojë.

Duke folur për mediet pas kësaj sfide 21-vjeçari shtoi se është duke jetuar një ëndërr.

“Nuk di çfarë të them, unë jam duke jetuar një ëndërr. Tashmë duhet të fokusohemi në sfidën e radhës, po punoj për të dhënë më të mirën. Ronaldo flet me mua dhe shokët e tjerë të skuadrës, ai është kapiteni dhe gjithmonë përpiqet të na ndihmojë.”– u shpreh Ramos.

Show More

Related Articles

Back to top button