LajmeMaqedoni

Po rritet numri i të infektuarve me Sidë, për 8 muaj janë regjistruar 34 raste të reja

Këtë vit, përfshirë edhe muajin gusht, janë regjistruar 34 raste të reja të infektimit me sëmundjen HIV/SIDA. Nga fillimi i vitit deri tani më tepër raste janë regjistruar muajin e kaluar, gjegjësisht 8.

Këtë e tregon RAPORTI më i ri i Institutit për Shëndet Publik, ndërsa i përpunuar nga Reparti për epidemiologji dhe sëmundje infektive. Pjesa më e madhe janë meshkuj, ndërsa vetëm katër janë gra. Mes të infektuarve janë edhe dy të moshës 20 vjeçare. Më i moshuari ka 59 vjet.

Më tepër të infektuar ka në Shkup. Në periudhën nga muaji janar deri në gusht nuk janë regjistruar raste të vdekjes nga SIDA, transmeton Tv Shenja, përcjell Tv Globi.

Show More

Related Articles

Back to top button