LajmeMaqedoni

Po ulet numri i të infektuarve me Covid, situata po qetësohet

Javën e kaluar janë regjistruar 3.477 raste të reja pozitive me Kovid0-19, që është ulje për 8,7 për qind në krahasim me javën paraprake. janë bërë 7.682 teste, ndërsa përqindja e pozitivitetit lëvizte prej 33,4 deri 49,4, mesatarisht 43,6 për qind.

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik për periudhën prej 8 deri më 14 gusht, pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar në Kavadar, Negotinë dhe Ohër.

Janë regjistruar persona të sëmurë të të gjitha grup moshave. Grup mosha më e përfaqësuar është ajo mbi 60 vjeç, ndërsa më i vogël është numri tek popullata prej 10 deri 19 vjeç.

Gjatë javës së kaluar, statusin e “të shëruarit” e morën 3.750 persona në kushte të hospitalizuara apo në mjekim shtëpiak, 16,9 më pak në krahasim me shtatë ditët e kaluara. Janë regjistruar 729 riinfektime, me ulje prej 10,8 për qind.

Janë paraqitur 16 raste të vdekjes, identike si javën e kaluar. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa tek 15 janë regjistruar komorbiditete.

Gjatë javës së kaluar janë hospitalizuar 52 persona, ndërsa për momentin në spitale po mjekohen 199 pacientë, që është për 10,6 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Prej tyre 55 janë në mbështetje oksigjeni, ndërsa një pacient është në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.

përfundimisht me 14 gushtin, në vend janë paraqitur gjithsej 335.451 raste me Kovid-19. Janë shëruar 322.468, ndërsa kanë vdekur 9.424 persona. Raste aktive për momentin janë 3.559.

Deri më tani janë bërë gjithsej 2.136.393 teste për Kovid-19.

Show More

Related Articles

Back to top button