LajmeSport

Pogba në pritje të vendimit të KAS, gati për tu kthyer te Juve

Pasi doli pozitiv për doping, Pol Pogba ka kaluar muajt e fundit duke punuar veçmas për të ruajtur formën. Aktualisht ai është nën kontratë me Juventusin dhe pret të njohë vendimin përfundimtar lidhur me çështjen e tij.

Vendimi pritet të merret në ditët e ardhshme dhe siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Pogba së fundmi ka dhënë edhe një dëshmi. Nëse apelimit e tij pranohet, ekziston mundësia që mesfushori të rikthehet në fushë.

Juventusi që e paguan minimalisht është një rrugë, por oferta për të ka edhe në Arabinë Saudite, ku disa klube janë të gatshëm t’i ofrojnë kontrata milionere. Ndërkohë, Pogba ka filluar të ndjekë përsëri Juven në rrjete sociale.

 

Show More

Related Articles

Back to top button