LajmeMaqedoni

Policia shqipton 271 dënime për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të përforcuar në territorin e Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e e automjeteve, të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa është lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 271 shoferë.

Prej tyre, siç potencojnë nga MPB-ja, 34 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë se e lejuara, ndërsa katër automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shpejtë se sa është lejuar. Me këtë rast, 108 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 163 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB informojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.

Show More

Related Articles

Back to top button