LajmeMaqedoni

Pollog, gjatë qershorit 661 sanksione për vozitje të shpejtë

Gjatë këtij muaji, deri në mbyllje të të cilit kanë mbetur edhe dy ditë, në zonën e SPB-Tetovë janë ndërmarrë gjithsej 661 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendbanimit (TE-388 dhe GV- 273) parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba që, varësisht nga tejaklimi i shpejtësisë së lejuar, variojnë nga 20 deri në 400 euro.

“Gjobat më të larta (TE-19 dhe GV-7) do të pasojnë për më të shpejtit, për ata që kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar me më shumë se 70 kilometra në orë, dhe më pas për ata që kaluan 50 deri në 70 kilometra në orë jashtë vendbanimeve, si dhe ata që tejkaluan me më shumë se 50 kilometra në orë në vende të banueshme. Numri më i madh i shkeljeve janë konstatuar në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup dhe Gostivar-Kërçovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës edhe një herë i rikujton drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës. Aq më tepër në zonën e SPB-Tetovës ku tashmë ndjehet një dinamikë e shtuar e trafikut dhe numri i përgjithshëm i automjeteve që lëvizin çdo ditë në zonë apo transitojnë drejt Ohrit dhe Mavrovës është rritur dukshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button