LajmeMaqedoni

Pollog, mbi 100 sanksione për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, ditën e djeshme nga ora 15:00 deri në orën 21:00 ka kryer aksion-kontrolli për shpejtësi, gjatë të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 68 automjete, përkatësisht drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-39 dhe GV-29).

“Katër prej tyre (GV) lëviznin me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e përcaktuar dhe 26 automjete (TE-11 dhe GV-15) me një shpejtësi prej 50 deri në 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, dhe në varësi të madhësisë së tejkalimit, disa prej tyre do t’u hiqet përkohësisht patentë shoferi për një periudhë prej tre muajsh deri ne nje vit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, janë sanksionuar 39 shkelje të shpejtësisë në vendbanim (TE-37 dhe GV-2), si dhe 6 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-3 dhe GV-3).

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do t’i intensifikojë edhe më shumë aktivitetet e tilla në periudhën e ardhshme, sepse është një periudhë me rritje të numrit të automjeteve në rrugët e rajonit, veçanërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

 Sipas uniformave blu, kjo nënkupton vigjilencë maksimale të drejtuesve të mjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës, për të tejkaluar siç duhet dhe për të kontrolluar në kohë korrektësinë teknike të mjeteve, sidomos të atyre që planifikojnë të udhëtojnë në udhëtime turistike më të gjata verore.

Show More

Related Articles

Back to top button