LajmeMaqedoni

Pollog, për nëntë muaj rreth nëntë mijë gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Nga fillimi i këtij viti e deri në mbyllje të muajt shtator, janë shqiptuar gjithsej 8875 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar, prej tyre 3161 në Gostivar dhe 5714 në Tetovë.

Shpejtësia e përcaktuar shpesh është tejkaluar në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale përreth, shpeshherë mbi 50 apo mbi 70 kilometra në orë, si dhe në hyrje të Tetovës.

“Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro, varësisht nga madhësia e tejkalimit të shpejtësisë. Drejtuesve jashtëzakonisht të shpejtë do t’u hiqet edhe leja e drejtimit për një periudhë nga tre muaj deri në një vit”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës paralajmërojnë se do të vazhdojë me kontrollin e shpejtësisë edhe në periudhën e ardhshme, aq më tepër që shpejtësia e lejuar ka qenë dhe mbetet shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda, me persona të vrarë apo të lënduar rëndë

“Për këtë arsye, apelohet edhe një herë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre me më pak përvojë në drejtim të mjetit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të mos parakalojnë në vende të ndaluara dhe të pavëzhgueshme, si dhe të mos konsumojnë alkool apo lëndë narkotike kur ulen para timonit, me çka ata vënë në rrezik serioz sigurinë e tyre dhe të pjesmarrësve tjerë në trafikun rrugorë”, thuhet më tej në njoftimin e SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button