LajmeMaqedoni

Pollog, policia zbulon sërish transportues publik të udhëtarëve me defekte teknike

 Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (10-prill) nga ora 09:00 deri në orën 14.00 kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgona. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 6 automjete me defekte teknike (TE-5 dhe GV-1), prej të cilave 5 (TE) kanë pasur defekte në frena 1 (GV) ka pasur kontroll të pa kryer teknik. Të gjitha mjetet me defekte teknike janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe ndaj drejtuesve janë përgaditur parashtresa përkatëse. Një kontroll i tillë është kryer edhe nga ora 06.00 deri në ora 10:00, në të cilin janë sanksionuar 4 automjete me defekte teknike (TE-1 dhe GV-3). Dy automjete (TE-1 dhe GV-1) kanë pasur parregullsi në frena, 1 (GV) me me defekt në pajisjet e dejtimit dhe 1 (GV) ka pasur kontroll të pa kryer teknik dhe 1 (TE) është konstatuar kundërvajtje tjetër në komunikacion.

 Gjithashtu janë sanksionuar edhe 5 drejtues mjetesh (TE) që drejtonin transportin publik pa dokumentet e nevojshme.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve të cilat i drejtojnë, veçanërisht nëse kryejnë transport publik lokal ditor në rajonin Tetovë-Gostivar, kryesisht me furgona ose minibusë.

E njëjta gjë vlen edhe për autobusët e linjave ndërqytete, si dhe autobusët që qarkullojnë në linja ndërkombëtare

Show More

Related Articles

Back to top button