LajmeMaqedoni

Pollog, rreth 90 gjoba për tejkalim shpejtësie

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me kontroll- aksione të intensifikuara për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në rrugë dhe në rrugët e qytetit në Tetovë dhe Gostivar. Dje (09-prill) nga ora 14:00 deri në orën 20:00 është kryer një tjetër nga seritë e kontrolleve, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar 57 automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-35 dhe GV-22) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, prej tyre 2 (TE-1 dhe GV-1) me mbi 70 kilometra në orë, 8 vozitës (TE-2 dhe GV-6) që kanë kaluar shpejtësinë deri në 70 kilometra në orë etj.

Përveç këtyre, janë sanksionuar 30 drejtues mjetesh (TE) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim.

Të gjithë shkelësve u janë paraqitur parashtresat e parapara dhe do të përballen me gjoba, e disa prej tyre do të përballen me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që ta përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht shenjat ekzistuese të komunikacionit, rregullat dhe rregulloret lidhur me kufijtë e shpejtësisë, veçanërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup. Për arsye se shpejtësia e papërshtatshme është arsyeja numër një për numrin më të madh të aksidenteve në komunikacion këtë vit, veçanërisht në pjesën e autostradës Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në disa nga rrugët më të frekuentuara në zonën qendrore të Tetovës.

Show More

Related Articles

Back to top button