BotaLajme

Pompeo: Kina dëshiron dominimin botëror dhe është kërcënim më i madh se Putin

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka theksuar se beson që presidenti i Kinës, Xi është një kërcënim më i madh për botën sesa Vladimir Putin.

Duke folur në Beth Rigby Interviews, Pompeo tha se presidenti Xi ka për qëllim dominimin botëror.

“Ai dëshiron të të zotërojë, ka qëllime hegjemoniste në mbarë botën me vizionin e tij marksist-leninist dhe dominimin ekonomik dhe politik kinez në çdo cep të botës”, paralajmëroi politikani amerikan.

“Ky është objektivi i tij vicioz. Ne kemi një detyrim ndaj brezit të ardhshëm që ta kundërshtojmë atë”.

I pyetur nëse lideri kinez është më i rrezikshëm se homologu i tij rus – i cili pushtoi Ukrainën pothuajse një vit më parë, Pompeo u përgjigj “Absolutisht”, shkruan skynews.

“Vladimir Putin ka një program bërthamor shumë të aftë dhe një ekonomi që varet nga një industri e vetme. Dhe nëse ne prodhojmë energji në Amerikë, ajo industri do të ishte shumë më pak e vlefshme për të,” tha Pompeo.

Show More

Related Articles

Back to top button