LajmeMaqedoni

Prej nesër pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe erë

Prej nesër pasdite sinoptikanët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, vende-vende në formë të motit të keq me shi intensiv erë dhe shkarkime elektrike.

“Nën ndikimin e një fronti atmosferik nesër pasdite dhe gjatë orëve të natës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, vende-vende në formë të motit të keq me reshje intensive për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2 për 6 orë), erë të fortë, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për shfaqje të breshërit”, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga e diela do të mbajë mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here më të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Show More

Related Articles

Back to top button