LajmeMaqedoni

Presidenti Begaj priti në takim delegacionin nga BFI udhëhequr nga Reisul Ulema Shaqir Fetai

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga tre Muftitë Dr. Qenan ef Ismaili, H. Sabahudin ef. Zendeli dhe Mr. Salim Sulejmani u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. e tij Z. Bajram Begaj.

Presidenti Z. Bajram Begaj ju shprehi mirëseardhje në Presdidencë dhe ju shprehi falënderimet e tija për këtë vizitë shumë të rëndësishme, njiherit uroi muajin e Ramazanit me dëshirë për një kultivim të vlerave njerëzore, paqën, tolerancën dhe bashkjetesën.

Reisul Ulema shprehi falēnderimet e tij Presidentit të Shqipërisë Z. Bajram Begaj për pritjen dhe dhënien hapsirë dhe kohë që m’u në nuajin e bekuar, muajin e agjërimit, sakrificës, paqës dhe solidaritetit. Në emër të BFI e RMV i uroi detyrën e Presidrntit duke i dēshiruar shëndet dhe suksese tē reja në këtë detyrë të shenjtë dhe madhore.

Njiherit biseduan për shumë çështje me rëndësi për kombin, rolin e besimit në ngritjen e vetëdijes kombëtare, bashkpunimin në sfera të ndryshme për të qenë aktual në rrjedhat e kohës, sidomos në rrugën drejt Bashkimit Europian, harmoninë ndërfetare, etj.. Lartë vlerësuan nismën e Koridorit 8 i cili do të lidh kombet dhe ballkanin në të gjitha sferat dhe se kjo është ngjarje e madhe në rrjedhat shqiptare.

Presidenti Begaj premtoj se do e vizitoj edhe Bashkësinë fetare islame të RMV për t’u njohur sa më afër me organizimin e saj dhe ate e konsideron si një organizatë mirë të organizuar dhe po lëviz konform kohës dhe rrjedhave të shëndosha.

Reisul Ulema i BFI e RMV Shkëlqësisë së tij Presidentit në shenjë respekti i ndau Librin e shenjtë Kur’anin Famëlartë i përkthyer në gjuhën Shqipe nga teologu i madhë nga Peshkopia Hoxhë Sali Ferat si dhe mirënjohje dhe botimin e fundit të BFI mbi literaturën fetaro islame në gjuhën shqipe në trojet shqiptate gjatë historisë.

Show More

Related Articles

Back to top button