LajmeSport

Presidenti i Bayernit e bllokon Lewandowskin: Do të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer ka folur për çështjen e lidhur me Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak po dëshiron në të gjitha mënyrat të largohet nga gjiganti bavarez, një mënyrë që nuk është pëlqyer aspak nga drejtuesit e klubit, shkruan “Gazeta Express”.

 “Një kontratë është një kontratë. Ku do të përfundojmë nëse një lojtar mund ta shkëputë kontratën para kohe ndërsa ne të klubit duhet ta paguajmë deri në ditën e fundit? Më ka befasuar që Robert ka folur në atë mënyrë, unë nuk do ta bëj. Mirëpo, nuk jam i brengosur, ai është një profesionist dhe jam i bindur se do të luajë me ne në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Hainer për tabloidin gjerman, “Bild”.

Gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Polonisë, Lewa kishte thënë se nuk ka asnjë mundësi të vazhdojë të luajë më në Bayern dhe kishte kërkuar nga klubi që ta lirojë atë. /Gazeta Express/

Show More

Related Articles

Back to top button