LajmeRajon

Presidenti Milatoviç: Antarësimi i Malit të Zi në BE brenda 2028

MALI I ZI- Nga vendet e rajonit Mali i Zi duket se po shkon më shpejt drejt bllokut evropian. Presidenti Jakov Milatoviç në një intervistë për median britanike ‘The Guardian’ deklaroi se Podgorica do t’i bashkohet Bashkimit Evropian për 5 vite.

“Forcimi i shtetit ligjor në Mal të Zi do të jetë një sinjal i rëndësishëm se vendi po përparon. Jemi optimistë se brenda 2028 do të jemi anëtarë të plotë në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi ynë do të tregonte edhe përkushtimin e BE-së”, tha presidenti Milatoviç.

Presidenti malazes premtoi përputhje 100 % me politikën e jashtme të BE-së dhe aktivizim më të madh në NATO. Në një intervistë për prestigjiozen britanike, ai tha se emërimet në gjyqësor do të bëhen brenda vitit 2023. Pjesa më e madhe e apelit të Milatoviç bazohej në shpresat për përtëritje ekonomike dhe një fund të korrupsionit të mbështetur nga shteti. Ai premtoi një frymë pajtimi kombëtar midis grupeve etnike dhe ofroi një rrugëdalje nga paqëndrueshmëria politike që ka pllakosur qeverinë funksionale që nga viti 2020.

Show More

Related Articles

Back to top button