LajmeRajon

Presidentja e Kosovës nderon me urdhrin “Hero i Kosovës post-mortem” rreshterin e policisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës post-mortem” rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku që ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Këtë urdhër e kanë pranuar familjarët e tij.

Afrim Bunjaku humbi jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga një grup personash të armatosur në veri të Kosovës. Kjo ngjarje mjaft e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në hyrje të fshatit Banjskë, që banohet me shumicë serbë. Persona të armatosur bllokuan rrugën me kamionë dhe më pas qëlluan me armë zjarri dhe granata dore në drejtim të policisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button