LajmeMaqedoni

Prezantimi i automjeteve të reja të blinduara të Armatës

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, sot në kazermën në Shtip “Jane Sandanski” do të mbajnë fjalim në prezantimin e automjeteve të reja të blinduara të lehta JLTV, të cilat janë pjesë përbërëse e pajisjes së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në prezantimin e automjeteve të reja të blinduara të Armatës do të marrin pjesë edhe anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri.

Pas fjalimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është parashikuar të realizohet edhe një stërvitje e shkurtër me këto automjete të reja dhe të sofistikuara të blinduara të Armatës. Deri më tani në dy raste kanë mbërritur gjithsej 32 automjete të këtij lloji. 

Show More

Related Articles

Back to top button