BotaLajmeSport

Princi i Arabisë Saudite u premton lojtarëve nga një veturë ‘Rolls-Royce’ secilit, kap vlerën e afro 10 milionëve

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman u ka premtuar lojtarëve të kombëtares nga një Rolls-Royce Phantom secilit falë fitores së tyre ndaj Argjentinës.

Lajmi vjen pasi u shpall një festë publike për vendin pas fitores së tyre 2-1 të martën.

Arabia Saudite, e renditur e 51-ta në botë nga FIFA dhe kështu skuadra me renditjen më të ulët të Kupës së Botës, mundi Argjentinën nr.3 të botës në ndeshjen e parë të Grupit C, duke i dhënë fund një serie pa humbje prej 36 ndeshjesh.

Golat nga Saleh Al Shehri dhe Salem Al Dawsari erdhën pas golit të Lionel Messit në atë që ishte një nga shokimet e të gjitha kohërave në Kupën e Botës.

Show More

Related Articles

Back to top button