LajmeMaqedoni

Procedurë kundër Bekim Salit për mosveprim me ambulancat modulare

Përgjegjësi për ish-ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, ka paralajmëruar Ministria e Shëndetësisë, pasi ai ka pranuar ambulancat modulare dhe në këtë mënyrë automatikisht ka miratuar pagesën, të cilën më pas nuk e ka bërë, me çka ka shkaktuar borxh.

“Bekim Sali ASNJËHERË NUK E NDËRPRE MARRËVESHJEN, ka marrë dhe ka aprovuar autoambulancat, me çka automatikisht ka miratuar pagesën dhe më pas ka vendosur të mos paguajë, duke gjeneruar borxh dhe kamatë prej 200 mijë eurosh për qytetarët”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se Bekim Sali ka gënjyer qytetarët në konferencën për media për të mbuluar mospunën e tij. Pse Bekim Sali gënjeu gjithë opinionin në konferencë për media? Kështu dëshiron të mbulojë faktin se nuk ka vepruar për këtë çështje 8 muaj me radhë dhe po përpiqet t’ia kalojë fajin dikujt tjetër?

A e di Bekim Sali se kush ishte ministër kur ndodhi zjarri dhe kush i drejtonte procedurat e prokurimit për autoambulancat apo pse ka frikë të përmendë emrat e atyre që ishin në detyrë në atë kohë? Pse dhe çfarë interesi ka ai për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të mbrojtur paraardhësit e tij?

Bekim Sali ka frikë të thotë se cila është kompania që ka ndërtuar ambulancat modulare?”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button