LajmeMaqedoni

Prokuroria: Është siguruar material i vëllimshëm i provave për Onkologjinë, do të merren në pyetje edhe 20 pacientë

Prokuroria Themelore Publike informon se deri në këtë moment nga Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë është siguruar material i vëllimshëm i provave dhe dokumentacion i cili tashmë është lëndë e analizës. Nga PTHP thonë se vijon marrja në pyetje e 20 pacientëve të cilët deri në këtë moment vullnetarisht u lajmëruan në linjën telefonike të Prokurorisë Themelore Publike Shkup që të ndihmojnë në hetimin me njohuri të tyre.

“Të dhënat janë nxjerrë me historitë e trajtimit të grupeve të pacientëve që kanë marrë terapi biologjike në Klinikë, si dhe historitë mjekësore të rreth 40 pacientëve të tjerë për të cilët kryhet kontroll i drejtpërdrejtë i të dhënave të trajtimit. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar ekip të ekspertëve, të cilët bëjnë analizë të funksionimit të përgjithshëm ekonomiko-financiar të Klinikës, si dhe analizojnë të dhënat nga historitë shëndetësore të pacientëve”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë lidhur me veprimet e ndërmarra pas ngjarjeve në Onkologji.

Nga aty shtojnë se prokurorët publikë kompetentë kanë marrë në pyetje disa të punësuar në Klinikën e Onkologjisë, si dhe dy ekspertë, ndërsa por vijojnë edhe marrjet në pyetje të 20 pacientëve të cilët vullnetarisht ishin paraqitur në PP që ta ndihmojnë hetimin me njohuritë e tyre.

“Njësia e Hetimeve Financiare pranë MPB-së është angazhuar për kryerjen e hetimit financiar, si dhe janë kërkuar veprime të caktuara nga Drejtoria e Inteligjencës Financiare. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në përputhje me kompetencat e tyre duhet të përgatisin dhe dorëzojnë raporte për punën e Klinikës”, thuhet në kumtesën e PTHP.

Më tej shtojnë se në veprimet të cilat ndërmerren në lidhje me të dhënat nga raporti i revizorëve në Entin Shtetëror të Revizionit në lidhje me Klinikën e Onkologjisë, prokuroria publike do t’i përfshijë edhe revizorët të cilët e kanë përgatitur raportin dhe i kanë konstatuar gjendjet.

Për pacientë nga vendet të cilat janë mjekuar me terapi të caktuara në Maqedoninë e Veriut, si dhe për njohuri eventuale për shitje ilegale të ilaçeve për trajtim të pacientëve onkologjikë në ato vende, nga Prokuroria thonë se do të kërkojnë të dhëna nga organet kompetente në Kosovë dhe Shqipëri, duke i shfrytëzuar kanalet për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim të informacioneve./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button