GostivarLajme

Propozimi i VMRO-së për modelin kroat, Taravari: E kanë për pikë politike dhe kënaqsinë e ultranacionalistëve maqedonas

Kreu i ASH – së Arben Taravari, beson se në pakon e ndryshimeve kushtetuese do të përfshihet edhe formulimi i 20 për qindëshit. Ai tha se nuk ka vend tjetër në botë ku gjuha e etnisë në Kushtetutë shënohet me përqindje. Kjo përqindje është ofenduese, vijoi Taravari, sipas të cilit të gjitha palët duhet të tregojnë gatrishmëri dhe i ftoi të bëhen pjesë e “historisë” të këtij ndryshimi.

“Ne do të vazhdojmë insistimin dhe do të mundohemi dhe shpresojmë se do ta realizojmë në pakon me ndryshimet kushtetuese që të parashihet edhe tërheqja e atij numri. Mendojmë se nuk ka kushtetutë tjetër në botë ku ekziston gjuha e etnisë e cila 54 % apo gjuha e entisë e cila është 30 %. Instistimi ynë do vazhdon deri në fund dhe besoj se do të realizohet. Unë nuk shoh palë që nuk është e ineteresuar apo nuk tregon gatishmëri që të jetë pjesë e historisë dhe ta tërheqim atë që është ofenduese për dikë që jeton këtu”, deklaroi kryetari i ASH – së, Arben Taravari.

Për Taravarin porpozimi i VMRO-DPMNE-së për modelin kroat të Kushtetutës është qesharak. Ai tha se vendi ynë nuk mund ta marrë atë model pasi këtu jetojnë 54 % maqedonas dhe 30 % shqiptarë, kurse në Koraci 90 % janë kroat. Sipas tij, partia e Mickoskit e bën këtë propozim për të përfituar pikë politike dhe për përkrahje prej një target njerëzish të cilët janë ultranacionalistët maqedonas.

“VMRO-ja propozon gjëra të cilat janë qesharake. Nuk e di pse e bëjnë, për vota apo për diçka që unë nuk e kam të qartë. Nuk krahasohet Maqedonia me Kroacinë, atje kroatët janë mbi 90 %, këtu maqedonas janë 54 % dhe shqiptarët 30 %. Nëse bëjmë krahasime të tilla, ne duhet të krahasohemi me Zvicrën, Beligjikën apo shtete të cilat kanë konfiguracion të ngjashëm si Maqedonia. Nuk mund të krahasohesh me një shtet i cili ka homogjinitet nacional, shqiptarët dhe maqedonasit te ne bashkë nuk janë sa janë vetë kroatët në Kroaci. Mendoj se e kanë për të përfituar pikë politike dhe për përkrahje prej një target njerëzish të cilët janë ultranacionalist maqedonas”, deklaroi kryetari i ASH – së, Arben Taravari.

Taravari pret që këtë vit të ndodhin ndryshimet kushtetuese, ku sipas tij, i gjithë faktori ndërkombëtar është aktivizuar në këtë drejtim. Nuk beson këtë vit të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato, sipas tij, do të mbahen vitin e ardhshëm dhe pas zgjedhjeve presidenciale.

Show More

Related Articles

Back to top button