LajmeRajon

Protesta e opozitës, arrestohen dy persona dhe një tjetër në kërkim nga policia në Shqipëri

Opozita në Shqipëri gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Shqipërisë.

Dy persona që protestuan në tubimin e një dite më parë të opozitës, duke shfaqur sjellje të dhunshme janë vënë në pranga nga policia.

Kurse një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve për Abcnews.al, njëri prej të arrestuarve ishte në kërkim për llogari të policisë së Krujës për vepër tjetër penale.

Të arrestuarit akuzohen për 4 vepra penale: Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, goditjet për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike si edhe shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Protesta e dytë, e pasuar nga ajo e 11 Shkurtit, u shoqërua me tensione.

Protestuesit u përplasën fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit duke çarë edhe kordonin që kishin krijuar për të ruajtur sigurinë.

3 efektivë u lënduan pas përdorimit të mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta që u hodhën në drejtim të policisë.

Show More

Related Articles

Back to top button