BotaLajme

Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanjahut

Izraelitët protestuan, duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij. Popullariteti i Netanyahut ka rënë që nga 7 tetori. Ai është përballur me protesta në rritje duke kërkuar zgjedhje të reja. Shumica e izraelitëve e fajësojnë atë për dështimet e paprecedentë të sigurisë atë ditë, si dhe gjendjen e rëndë të pengjeve. Protesta vjen në kohën kur po diskutohet një marrëveshje e mundshme sipas së cilës Izraeli do të ndalonte operacionet ushtarake kundër Hamasit për dy muaj në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve të mbetura. Dy zyrtarë të lartë të administratës Bajden, thanë se kushtet e reja të marrëveshjes ende të pambyllur do të zhvillohen në dy faza. Marrëveshja kërkon gjithashtu që Izraeli të lejojë më shumë ndihmë humanitare në Gaza.

“Unë jam këtu sot para së gjithash për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Ne kërkojmë që qeveria të merret para së gjithash me këtë, dhe jo me gjëra të tjera. Ne duam pengjet të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.. Gjëja tjetër që ne vërtet duam është që e gjithë qeveria të japë dorëheqjen, këtë duan shumica e izraelitëve, këtë duan të gjithë këtu. Qeveria jonë është një dështim total dhe ne duam zgjedhje sa më shpejt”, tha Laura Uarton, këshilltare në qytetin e Jerusalemit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button