LajmeRajon

Protestë e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe Shtërpcë, kërkojnë mbështetjen e Serbisë

Me thirrjen e Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut po zhvillohet një protestë e grave serbe me slloganin “Gratë serbe të Kosovës kundër getos së Kurtit”, raportoi portali serb “KoSSev”.

Mes tjerash ata kanë bajtur banerë që shkruan “gra të bashkuara, çlirojeni geton”, “Kurt, ty s’do të të nderojmë”, “Kurt, ty s’do të jap fëmijë”, “Dua të kem bir ta përgatis për dasëm, Kurti ka dhënë mjaftueshëm konflikte”.

Këtë tubim dje e ka bërë të ditur ish-deputetja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Gordana Saviç, e cila në konferencën për media të Listës Serbe ka folur në emër të të gjitha nënave serbe.

Mbledhja e sotme e grave serbe po mbahet në mes të një krize të re me targa në Kosovë, e cila është intensifikuar sidomos pas takimeve të dështuara mes liderëve këtë javë në Bruksel, përkatësisht mungesës së marrëveshjes për targat.

Edhe pse Kurti në Bruksel nuk pranoi ta shtyjë për 10 muaj vendimin e tij për riregjistrim, po atë natë, me iniciativën e ShBA-së, afati i gjobitjeve u zgjat edhe për 48 orë.

Deri në skadimin e afatit të ri kanë mbetur më pak se nëntë orë dhe negociatorët kryesorë nga Kosova dhe Serbia janë në Bruksel.

Një tubim tjetër është duke u mbajtur edhe në Komunën e Shtërpcës, të cilit i drejtohen presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mbështetje të serbëve në veri.

Kryetari i Shtërpcës Dalibor Jevtiç akuzoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për portetrizim të serbëve “si kriminelë”, derisa në fjalimin e tij autoriteteve shtetërore të Kosovës iu referua si “Autoritetet e Përkohshme”, siç e raportoi media serbe Kosovo-Online.

Show More

Related Articles

Back to top button