Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, realizoi takim me Shoqatën e të punësuarve në sektorin e Lojërave të Fatit. Sipas informacioneve nga Vila Vodno, është diskutuar për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese, i cili me propozim të Ministrisë së Financave është dorëzuar në Kuvend me flamur evropian. Përfaqësuesit e Shoqatës e informuan kreun e shtetit për pasojat e miratimit të ndryshimeve, të cilat sipas tyre do të shkaktojnë humbje të vendeve të punës dhe implikime dramatike financiare. Presidenti apeloi që ndryshimet e propozuara të kalojnë në procedurë të rregullt dhe të gjendet një zgjidhje sipas standardeve më të larta evropiane, e cila do të përfaqësonte ekuilibër mes palëve të interesuara. /Alsat.mk
Read Next
Bota
21 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
Lajme
23 hours ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
19 hours ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
20 hours ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
20 hours ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
21 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
21 hours ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
22 hours ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
23 hours ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
23 hours ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
23 hours ago
Kosovë, mbi 13 mijë barna pa afat në barnatoren e QKUK-së
23 hours ago