Lajme

Pushteti dhe opozita në RMV nuk ndryshojnë qëndrimet për ndryshimet kushtetuese

Qeveria në RMV siguron se do të arrihet numri prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese, ndërsa opozita, nga ana tjetër, edhe më tutje në qëndrimin kundër ndryshimit të Kushtetutës.

Në pritje që Kuvendi të kthehet në punë, kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do ta mbështesin procesin e integrimeve evropiane të shtetit dhe se nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai dje përsëriti se shumica prej dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve evropiane në vend, por jo edhe të Qeverisë e cila ka 65 deputetë me të cilët është votuar.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë obligim të mbështesin lëvizjen evropiane të shtetit sepse të rinjtë po largohen nga shteti për në vendet e BE-së sepse atje ka prosperitet ekonomik, shtet ligjor, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe këtë dëshirojmë ne”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të programit të ri IPARD 3.

Beson se procesi i skriningut do të përfundojë me sukses dhe se pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mund t’i hapim të gjithë kapitujt. “Ky do të jetë proces i ri dhe imput për shtetin kur do të fillojnë reformat nga të gjitha aspektet”, tha Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button