BotaLajme

Putin i ofron Kim Jongut grurë dhe energji në këmbim të 100 mijë ushtarëve koreanë

Vladimir Putini i dëshpëruar për sukses po konsideron mundësinë e kërkimit për ndihmë nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për luftën e Ukrainës, dhe është i gatshëm të ofrojë energji dhe grurë në këmbim të 100 mijë ushtarëve, sipas disa raportimeve nga Rusia.

Koreja e Veriut e ka bërë të qartë nëpërmjet kanalave diplomatike se përveç se mundësisë për të ofruar ndihmë në tejkalimin e dëmëve të luftës, ajo është e gatshme për të dërguar edhe forca luftarake në përpjekje për të balancuar në favor të Moskës, ka raportuar agjensia e lajmeve Regnum.

Këta trupa do të zhvendoseshin në repulikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat pak kohë më parë Kim Jong i njohu si shtete të pavarura, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi

“Vendi është i gatshëm për të transferuar deri në 100 mijë ushtarë drejt Donbasit”, tha raporti nga agjensia e afërt me Kremlinin. “Penjani do të ishte i gatshëm të dërgonte njësitë e tij taktike në Donbas”.

Në këmbim të kësaj, gruri dhe energjia do të dërgoheshin në ekonominë e tkurrur të Kim Jongut.

Një ekspert rus i mbrojtjes, Igor Korotchenko, tha për televizionin shtetëror rus: “Ne nuk duhet të kemi turp për të pranuar dorën e zgjatur nga Kim Jong Un”.

“Raportohet se 100 mijë vullnetarë nga Koreja e Veriut janë të gatshëm për të marrë pjesë në konflikt”, tha Korotchenko. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button