BotaLajme

Putin merr vendimin për fëmijët ukrainas, që kanë mbetur jetim ose pa kujdes prindëror

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që thjeshton procedurën e marrjes së nënshtetësisë ruse, për fëmijët ukrainas të mbetur jetim, ose pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara.

Sipas raportit të Ukrayinska Pravda, jetimët dhe fëmijët që kanë mbetur pa kujdes prindëror, personat pa aftësi ligjore që janë shtetas ukrainas, mund të marrin nënshtetësinë ruse përmes një procedure mjaft të thjeshtuar.

Kujdestarët ose organizatat, do të jenë në gjendje të kërkojnë nënshtetësinë ruse për fëmijët që ndodhen në territoret të pushtuara, si Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson Oblasts. Dekreti, i nënshkruar nga kreu i Kremlinit, përcakton se kush mund të aplikojë për të qenë shtetas rus.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky, tha më herët, duke cituar burime ruse, se Rusia deportoi me forcë 232,000 fëmijë ukrainas në territorin e saj që nga fillimi i pushtimit. Mbi 2,000 nga fëmijët janë ose jetimë ose të ndarë nga prindërit e tyre, shtoi ai.

Ndërkohë, lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e 97-të me BE-në që njoftoi ndalimin e më shumë se dy të tretave të importeve të naftës të Moskës, ndërsa konflikti vazhdon të shkaktojë një përgjigje globale./Liberale.al/

Show More

Related Articles

Back to top button