LajmeMaqedoni

Pyet Taravari: A do të mundet Open Balkan të hapë dyert e mbyllura nga gjaku dhe lufta në gadishullin tonë?

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar ndaj Samitit të iniciativës rajonale “Open Balkan” i cili u zhvillua sot në qytetin e Ohrit, duke pyetur se a do të mundet Open Balkan të hapë ato dyer të mbyllura nga gjaku dhe lufta në gadishullin tone.

Taravari përmes Facebook shkruan:

“A do të mundet Open Balkan të hapë ato dyer të mbyllura nga gjaku dhe lufta në gadishullin tonë?…këtë e dinë vetëm familjet që i kanë humbur njerëzit e tyre në luftë…a mundet Vuçiçi t’i bindë për shembull shqiptarët se ai nuk mendon më se Kosova dhe njerëzit e saj nuk janë pronë e tij apo e kujtdo?! Nuk e di…shpresoj ta dijë Rama…”, ka shkruar ai.

Show More

Related Articles

Back to top button