LajmeMaqedoni

Qëllohet me armë ndaj një personi nga Zhelina

Më datë 13.08.2023 në ora 21.40 në SPB-Tetovë, Sh.R. nga Zhelina e Tetovës ka raportuar se në një parking në fshatin Siriçinë, personat D.A., O.R. nga fshati Çegran dhe një person tjetër kanë qëlluar me armë zjarri ndaj djalit të tij S.A. nga Zhelina, gjatë së cilës i është marrë një çantë me para dhe dokumente personale. Sipas raportit, S.A. dhe personat në fjalë kishin marrëdhënie të pazgjidhura borxh-kreditor dhe procese gjyqësore në Zvicër. Një ekip hetimor nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit, pas së cilës kundër të përfshirëve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button