Qendra për Kulturë me aktivitet të larmishme për 1 Qershorin, vëmendja te fëmijët me nevoja ndryshe

Qendra për Kulturë në Gostivar shënon 1 Qershorin – Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me dy aktivitete. Aktivitetet u dedikohen fëmijëve me nevoja ndryshe të cilat vijnë përmes departamentit për art figurativ dhe atij të dramës, ndërsa mjetet e grumbulluara nga hyrja dhe shitja e veprave të punuara, u dedikohen këtyre fëmijëve. Hod Miftari, drejtor i Qendrës për Kulturë, thekson se rëndësia ndaj më të vegjëlve duhet të jetë më e veçantë pasi ato janë ardhmëria e një vendi.

“Qendra për Kulturë si çdo vit edhe sivjet i jep rëndësi të veçantë kremtimit të Ditës së fëmijëve, pasi ato janë ardhmëria e kombit dhe shtetit. Kjo ditë nuk është vetëm festive, por edhe sensibilizuese për të drejtat e fëmijëve kundër abuzimit dhe bullizmit, është ditë kur fëmijët e ngejnë zërin vetë kundë padrejtësive që iu bëhen, por jo si ne të rriturit me protesta dhe dhunë, por protesta e tyre vjen duke kremtuar, festuar, pikturuar e duke realizuar shfaqe. 1 Qershori në Qendrën për Kulturë vjen me aktivitete të larmishme nga sektori i artit figurativ dhe dramës dhe thirrja ime për nesë do të ishte që të gjithë së bashku në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, me fëmijët tanë të jemi te Qendra për Kulturë që ta kremtojmë festën e tyre”, deklaron Hod Miftari, drejtor i Qendrës për Kulturë në Gostivar.

Departamenti për art figurativ vjen me ekspozitë “Duart e arta” e cila është realizuar nga nxënësit me nevoja ndryshe pranë paraleles speciale të SH.F. “Ismail Qemali” në Gostivar. Ekspozita e cila financohet nga Ministria për Kulturë, do të hapet me fillim në ora 13. Luljeta Useini, koordinatore e artit figurativ bën të ditur se veprat do të jenë në shitje, ndërsa mjetet e gurmbulluara u dedikohen fëmijëve me nevoja ndryshe.

“Projekti në fjalë u dedikohet fëmijëve me nevoja ndryshe dhe i njejti zgjati plotë dy javë punë intensive dhe është shembull i ndritur se si arti mund të jetë bashkues i dallimeve, një urë komunikimi mes vetes dhe të tjerëve dhe një dobi e madhe në socializimin dhe përfshirjen kulturore të fëmijëve ndryshe. Punimet që ata punuan janë të ndryshme dhe në një numër të madh dhe janë të punuara me materiale të ndryshme. Ata aty kanë shprehur vetën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nxorën në pah aftësitë e tyre. Projekti ‘Durat magjike” do të mbyllet me ekspozitën që do të mbahet me 1 Qershor (nesër) me fillim në ora 13:00 pranë hapësirave të Qendrës për Kulturë. Aty do të shfaqen punimet që janë punuar gjatë projektit dhe vlen të theksohet se punimet do të jenë në shitje dhe mjetet e grumbulluar do të shkojnë po për këta fëmijë. Andaj, të gjithë qytetarët dhe artdashësit janë të mirë se ardhur”, deklaron Luljeta Useini, koordinatore e Departamentit për art figurativ pranë Qendrës për Kulturë në Gostivar.

Ndërkohë në ora 12 dhe 19 do jepet shfaqa “Loja e pamraruar”, nën përgatitjen e aktores dhe koordinatores të departametit për afr dramatik, Vjollaca Baftiu Zylbehari. Shfaqa ka për qëllim te ngrej vetëdijen e fëmijeve dhe ti mësoj ato se edhe femijët me nevoja ndryshe kanë ëndrra dhe synime. Të hollat e mbledhura nga hyrja e cila kushton 100 denarë, do t’i dhurohen Qendrës ditore për personat me nevoja ndryshe në Gostivar.

“Kemi organizuar një shfaqe teatrale për këta fëmijë që titullohet ‘Loja e pambaruar’. Dedikimi është për fëmijët dhe dëshirat të personave me nevoja ndryshe. Kjo shfaqe është paraqitur edhe para një viti e gysëm ku protagonist kryesor ka qenë Labinot Salija, ndërsa tani e kemi rykthyer sërisht këtë tekst për publikun dhe më të vegjëlit që ata t’i vetëdijësojmë sesi të sillemi me këta persona. Dy javë më herët me të njejtën shfaqe kemi marrë pjesë edhe në Festivalin e teatrove për fëmijë ‘Kukullat dibrane’ në Dibër, ku e kemi paraqitur dhe përfaqësuar Qendrën dhe qytetin tonë. Shfaqa do të mbahet nesër prej orës 12:00 për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe pastaj do të jepet edhe në ora 19:00 për prindërit dhe gjyshërit të cilët do të mund të vijnë së bashku me të vegjëlit e tyre dhe ta përcjellin shfaqen tonë. Njëkohësisht dua të ceki se bileta e hyrjes do të jetë 100 denarë. Bilat si e tillë nuk do të ekzistojë, por do kemi një kuti ku çdo fëmijë do të mund vetë t’i vendos të hollat, dhe të hollat e grumbulluara do t’ia dhurojmë Qendrës ditore”, deklaron Vjollca Batiu Zylbehari, koorditaore e Departamentit për art dramatik pranë Qendrës për kulturë në Gostivar.

Në shfaqen ‘Loja e pambaruar” e cila ka autor dhe regji, aktoren Vjollca Baftiu Zylbehari, aktorjnë nxënësit e kursit të aktrimit pranë Qendrës për Kulturë në Gostivar.