LajmeRajon

Qeveria britanike i përgjigjet Ramës: Sunak pret diskutime konstruktive. E vlerësojmë komunitetin shqiptar, por…

Qeveria britanike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhënë ditën e sotme në mediat në Londër.

“Mendoj se do të vazhdojmë qartësisht të sigurohemi që të bisedojmë për këtë në një mënyrë të faktuar, të drejtë dhe të ndjeshme. Dhe ky është toni që keni dëgjuar nga Kryeministri (Rishi Sunak) për këtë çështje. Para së gjithash ne kërkojmë që të ndalojmë njerëzit e pambrojtur që të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në të cilat kemi parë njerëz të humbin jetët e tyre. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mirëpresim çdo shqiptar që udhëton në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuon në shoqërinë tonë. Sidoqoftë realiteti është që po shohim një numër të lartë shqiptarësh që po rrezikojnë jetën e tyre për të ndërmarrë udhëtime të paligjshme dhe të rrezikshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo vendos nën presion sistemin e azilit”, tha zëdhënësi për mediat britanike.

Zëdhënësi shtoi se Sunak po pret me padurim “diskutime konstruktive” me Ramën rreth emigracionit të paligjshëm këtë pasdite.

Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama në një intervistë për Radio 4 në Londër u shpreh se deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, për emigrantët shqiptarë ishin të turpshme.

Po ashtu, më herët, në një tjetër intervistë, kësaj here për The Guardian, kreu i qeverisë theksoi se në takim me Sunak do të thotë të vërtetën dhe se komentet e ministres së tij janë pjesë “e një fryme të tërë që është krejtësisht në një rrugë përplasjeje me Britaninë e Madhe”.

Sipas Ramës, është shqetësuese lidhja që bëhet nga politikëbërësit britanikë mes të qenit shqiptar dhe të qenit kriminel.

Kujtojmë që ditën e sotme kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij Rishi Sunak. Kjo është një vizitë historike pasi është hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton “10 Downing Street”./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button