LajmeMaqedoni

Qeveria e RMV-së miratoi vazhdimin e masave për mbrojtje nga temperaturat e larta deri më 27 korrik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ka mbajtur seancën e 174 dhe ka miratuar disa vendime.

Qeveria e RMV-së ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë për temperaturat e larta dhe ka miratuar masat dhe rekomandimet përkatëse të vlefshme për dy ditët e ardhshme, me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve nga temperaturat e larta, në përputhje me Planin e Veprimit të Ministrisë.

Masat dhe rekomandimet i referohen ditëve: 26.07.2023 (e mërkurë) dhe 27.07.2023 (e enjte).

Sipas asaj që është miratuar, Qeveria rekomandon:

Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00;

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët;

Duke qenë se disa procese të rrezikshme prodhimtarie dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u rikujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.
Sipas informacioneve të marra, Qeveria ka nxjerrë konkluzione:

Autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike të respektojnë rekomandimet;

Qeveria i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbi të gjitha duke shmangur qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11:00-17:00;

Të gjitha personat juridikë që kryejnë veprimtari në natyrë, të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve të ndërtimit;

Kopshtet duhet të organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 7:00 deri në orën 17:00, në mënyrë që të mos praktikojnë aktivitet fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.

Show More

Related Articles

Back to top button