LajmeRajon

Qeveria miraton shtesat për rrezikshmëri- Kurti tregon kur do të ekzekutohen

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar shtesat për kushte specifike të punës në kuadër të sektorit publik, që përfshihen edhe ato të rrezikshmërisë për zyrtarët policorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se këto shtesa do të fillojnë së aplikuari nga muaji nëntor. Kurti, ndërkaq, ka thënë se nga muajit e deritanishëm që nga Ligji për Pagat në sektorin publik shtesat do të ndahen në mënyrë retroaktive.

“Si përfundim, shtesa për rrezikshmërisë do të fillojë së aplikuari nga muaji nëntor kurse për muajit e deritanishëm nga hyrja e fuqi në Ligjin për Paga do të ndahet në mënyrë retroaktive. Me aprovimin e këtij vendimi pritet të përiftojnë afro 8000 zyrtarë policorë”, u deklarua Kurti.

Shefi i Qeverisë foli edhe për takimin që pati mbrëmë me përfaqësues të Njësisë Speciale për Intervenim (NJSI). Megjithatë, ai nuk njoftoi se kishte arritur ndonjë marrëveshje me ta.

“Në takim bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe të Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, i njoftuam dhe siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave u bë me kujdes të veçantë duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët, duke pasur parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë, jemi dhe vazhdojmë të mbetemi të kushteve për përmiresimin e kushteve dhe pajisjeve. Ky përkushtim vërtetohet edhe në projektbuxhetin e Ministrisë që do të prezantohet në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button