LajmeMaqedoni

Këto produkte ushqimore në Maqedoninë e Veriut 10% më lirë

Mbi 100 produkte ushqimore përfshirë orizin e bardhë, miellin e misrit, bukën, ,pastat, prodhimet e mishit, bylmeti, vezët, fruta-perimet e freskëta dhe disa prodhime tjera do të pësojnë ulje të çmimit prej minimum 10% nga çmimi që kanë pasur më 1 gusht të këtij viti, shkruan TV21. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se në mesin e këtyre 100 produkteve, 25 janë produkte bazë.

“Çmimet nga 1 gushti deri tani ka mundësi të jenë rritur për 100%, por kjo është zero për ne, e pavlefshme që do të thotë se ne uljen e çmimit do ta aplikojmë me minimum 10% si çmim referencë nga 1 gushti për të gjitha produktet e përmendura. Ajo që ka ndodhur nga 1 gushti deri sot nuk vlen, ndërsa kjo në praktikë do të thotë se mund të ketë ulje të çmimeve për këto produkte që unë i përmenda edhe më shumë se 30, 40% nëse ndodh se nga 1 gushti e këndej ka pasur aq rritje”, tha Bekteshi.

Show More

Related Articles

Back to top button