LajmeMaqedoni

Qitje artilerie nderi me rastin e Ditës së Armatës

Me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në kazermën “Ilinden” në Shkup, me fillim nga ora 19:00 do të bëhet qitje artilerie nderi me shkrepje të 10 togave nga gjashtë topa të batalionit të artilerisë së Armatës.

Siç njoftuan nga zyra për marrëdhënie me opinionin të Shtatmadhorisë së ARM-së, paraprakisht, në orët e pasdites në periudhën pas orës 15:00 do të bëhet qitje artilerie provë me një tog nga armët artilerike.

Show More

Related Articles

Back to top button