LajmeRajon

Ra në greminë, gjendet i vdekur një bari në Greqi

Një bari është gjetur pa shenja jetë këtë të martë në zonën e Nafpaktos në Greqi.

Autoritetet Helene bëjnë me dije se viktima ka rënë në një greminë, e për pasojë ka ndërruar jetë, pasi ishte përplasur në një shkëmb.

Sakaq mësohet se të afërmit e viktimës kishin raportuar ditën e djeshme zhdukjen e bariut. Mësohet se bariu ishte 68 vjeç.

Trupi i pajetë i 68 -vjeçarit u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Nafpaktos./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button