LajmeSport

Rabiot transferohet te skuadra franceze

Adrien Rabiot do të nisë një aventurë të re. Mesfushori ishte pa skuadër nga 30 qershori kur i përfundoi kontrata me Juventusin dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në Francë.

29-vjeçari ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te skuadra e Marseille, e cila drejtohet nga trajneri i njohur italian, Roberto De Zerbi.

Palët kanë mbyllur akordin, për një kontratë dy vjeçare dhe mungon vetëm zyrtarizimi i lëvizjes. Rabiot u përfol edhe në skuadra si Milan, Galatasaray dhe Atletico Madrid, por një marrëveshje dështoi.

Marseille e ka nisur sezonin me pretendime madhore dhe duket se do të jenë ata rivalët e PSG-së. Parisienët kryesojnë renditjen me 12 pikë pas katër javëve, ndërsa Marseille ndje në vendin e dytë me 10 pikë. /tvklan.al

 

Show More

Related Articles

Back to top button