LajmeRajon

Radomiroviqi viziton Komunën e Leposaviqit, fishkëllehet nga serbët lokalë

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq, bashkë me dhjetë persona të tjerë janë parë  të mërkurën në orën 8:00 të mëngjesit para Komunës së Leposaviqit. Siç ka raportuar “TV Most”, ata kishin shkuar me qëllimin për të hyrë në komunë.

Një veprim i tillë i Radomiroviq është pritur me fishkëllima nga serbët lokalë që vazhdojnë të protestojnë.

Zëvendësministri duke parë një situatë të tillë, bashkë me grupin e personave që e kanë shoqëruar është zhvendosur pas ndërtesës, duke pritur që ushtarët e KFOR-it të siguronin hyrjen në objekt.

“TV Most” ka raportuar se pas një ore, Policia e Kosovës kishte lejuar hyrjen në objektin e Komunës, derisa sipas këtij mediumi, KFOR-i nuk e ka aprovuar hyrjen e tyre në objekt.

Show More

Related Articles

Back to top button